Komisioni i Bursave
Komisioni i Bursave
Anëtarët
Review committee
Ndihmuar nga:
- një vëzhgues pa të drejtë vote nga Wikimania 2017 (mungon:duhet të caktohet)
- Ellie Young (Menaxher i eventeve nga WMF)
- Sati Houston (Staf nga WMF)
Detyrat
Komisioni shqyrtues i bursave është një grup i rëndësishëm dhe i larmishëm i vullnetarëve të cilët ndihmojnë për të drejtuar programin e bursave në përputhje me shtyllat e Wikimanisë.
Detyrat kryesore të anëtarëve të komisionit para Wikimania 2016 janë:
- Pjesëmarrja në takimet periodike online me menaxherin e programit të bursave dhe anëtarët e tjerë të komisionit.
- Të shqyrtojë dhe redaktojë materialet komunikuese (p.sh. Bursat wiki, pyetjet e aplikacionit).
- Asistencë në përcaktimin e kërkesave të aplikuesve të bursave.
- Garantimi të merret në konsideratë dhe përgjigje në kohë të shpejt ndaj aplikacioneve për bursa në Wikimania në më shumë gjuhë.
- Të punojë me ekipin lokal.
Ata janë përzgjedhur sipas kritereve të mëposhtme:
- rrjedhshëm shkruajnë në gjuhën angleze dhe kanë aftësi të mira komunikuese, ose mund të emërojnë një anëtar(ë) të komunitetit lokal/ambasadorë të cilët mund ti ndihmojnë atyre me përkthimet në gjuhën angleze.
- janë të matur dhe të aftë për tu marrë me informacionet konfidenciale të aplikantëve, dhe të vlerësojnë kandidatët në mënyrë objektive.
- të gatshëm për të shqyrtuar aplikimet për bursa në fund të vitit 2015/fillim i 2016, koha e parashikuar është 30 orë.
- duhet të ketë njërën nga këto ose të dyja:
- të ketë marrë pjesë më parë në Wikimania.
- njohuri të forta të komuniteteve përtej-projekteve të Wikimedia-s.
Anëtarët e komisionit do të punojnë nga distanca. Ekipi vendas i Wikimania-s nuk mund të garantojë mbështetje financiare për shpenzimet e udhëtimit të anëtarëve të komisionit meqenëse anëtarët e komisionit të shqyrtimit të bursave nuk mund të aplikojnë për bursë për vete.
Ambasadorët
Vullnetarët
Detyrat
Ambasadorët kanë ofruar ndihmë për anëtarët e komunitetit të tyre përkatës lokal me përgatitjet e aplikacioneve për bursa, përkthimet e nevojshme, dhe komunikime. Ju lutem kontaktoni domande.wikimania wikimedia.it nëse edhe ju jeni të interesuar të ndihmoni komunitetin tuaj lokal. Ne e vlerësojmë ndihmën tuaj!
Periudhat kohore
- 1 nën - 15 nën: Thirrje për Komisionin e Bursave
- 15 nën - 6 dhj: Përgatitjet e Komisionit të Bursave
- 6 dhj - 9 jan: Koha e aplikimit
- 11 jan - 27 jan: Raundi i parë i shqyrtimit nga Fondacioni Wikimedia
- 28 jan - 18 shk: Raundi i dytë i shqyrtimit nga Komisioni i Bursave
- 19 shk - 25 shk: Raundi i tretë i shqyrtimit nga Fondacioni Wikimedia
- 29 shkurt: Të gjithë aplikantët kanë janë njoftuar për herë të fundit.
- 4 mars: Afati i fundit për aplikantët për t'u përgjigjur dhe për të pranuar bursat
- Mar 08: Informacione të regjistrimit/akomodimit dërgohen deri tek fituesit, udhëtuesit nga WMF, etj.
Ftesat e mëparshme
Të dashur Wikimaniakë,
ne tani bëjmë thirrje për një komitet të shqyrtimit të bursave.
Këtë vit, ne gjithashtu duam një ambasador të bursave për secilin gjuhët ose vendet kryesore gjeografik, duke përfshirë një përfaqësues nga secili entitet që paguan për bursa plotësuese; ambasadorët do të jenë vëzhgues të komitetit.
Komisioni për shqyrtimin e bursave është një grup i larmishëm dhe i rëndësishëm i vullnetarëve të cilët ndihmojnë dhe drejtojnë programin e bursave në përputhje me shtyllat e Wikimania-s. Ne inkurajojmë njerëzit nga të gjitha wiki-t e Wikimedias për të aplikuar për këtë pozicion në mënyrë që komisioni mund të trajtojë aplikacione në shumë gjuhë të ndryshme.
Detyrat kryesore të anëtarëve të komisionit para Wikimania 2016 janë:
- Pjesëmarrje në takimet periodike online me menaxherin e programit të bursave dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.
- Të rishikojë dhe redaktojë materialet e komunikimit (p.sh. Wiki e bursave, pyetjet e aplikimit).
- Të ndihmojë në përcaktimin e kërkesave aplikuesëve për bursave.
- Sigurimi që të marrë në konsideratë dhe të përgjigjet shpejtë në kohë ndaj aplikacioneve për bursë në Wikimania në shumë gjuhë.
- Puna me ekipin vendas.
Për më shumë informacione ju lutem vizitoni m:Wikimania/Scholarships/Tasks (komisioni gjithashtu do e ilustroj këtë faqe).
Ne jemi duke kërkuar Wikimedianët nga e gjithë bota, të cilët janë:
- rrjedhshëm shkruajnë në gjuhën angleze dhe kanë aftësi të mira komunikuese, ose mund të emërojnë një anëtar(ë) të komunitetit lokal/ambasadorë të cilët mund ti ndihmojnë atyre me përkthimet në gjuhën angleze.
- janë të matur dhe të aftë për tu marrë me informacionet konfidenciale të aplikantëve, dhe të vlerësojnë kandidatët në mënyrë objektive.
- të gatshëm për të shqyrtuar aplikimet për bursa në fund të vitit 2015/fillim i 2016, koha e parashikuar është 30 orë.
- duhet të ketë njërën nga këto ose të dyja:
- të ketë marrë pjesë më parë në Wikimania.
- njohuri të forta të komuniteteve përtej-projekteve të Wikimedia-s.
Ju do të punoni nga distanca. Ndërsa ne shpresojmë se anëtarët e komisionit për shqyrtim e bursave do të shijojnë Wikimania 2016 duke i dhënë kontribut të rëndësishëm, ekipi vendas nuk mund të garantojë mbështetje financiare për shpenzimet e udhëtimit të anëtarëve të komisioneve pasi anëtarët e komisionit për shqyrtimin e bursave nuk mund të aplikojnë për bursë për vete.
Nëse je i interesuar të shërbesh në komisionin e shqyrtimit të bursave dhe/ore ambasador i bursave, ju lutem na dërgoni një email në domande.wikimania@wikimedia.it. Nëse keni pyetje, ju lutem mos ngurroni për të na kontaktuar.
Afati i fundit për të aplikuar është e diel, 15 nëntor 2015. Ekipi vendas do të kontaktojë të gjithë kandidatët dhe të publikojë listën e anëtarëve të komisionit të bursave menjëherë. Ju lutemi ndihmoni me përkthime në këtë faqe.
Periudha kohore e propozuar
- 1 nëntor - 15 nëntor: Thirrje për Komitetin e Bursave
- 15 nëntor - 6 dhjetor: Përgatitjet e Komitetit Bursave
- 6 dhjetor - 9 janar: Koha e aplikimeve
Ju faleminderit,
Federico Leva dhe Martin Rulsch
Ekipi i Wikimania 2016, dhe nën-ekipi i bursave